Alvarez është mision shumë i vështirë, Guardiola ka gati “dhuratën” për sulmin e Barcelonës

Pavarësisht se objektivi kryesor për sulmin për sezonin e ri është transferimi i Julian Alvarez, Barcelona njëkohësisht po shqyrton edhe alternativa të tjera.

Argjentinasi ka një kosto minimale mbi 120 milionë euro plus është shumë e vështirë që Atletico Madrid të heq dorë prej tij. “SPORT” zbulon një tjetër emër që po qarkullon së fundmi si mundësi për sulmin e katalanasve.

Bëhet fjalë për egjiptianin e Manchester city, Omar Marmoush, i transferuar janarin e vitit 2025 nga Eintracht Frankfurt për 75 milionë euro, por deri më sot nuk ka arritur dot të jetë një titullar fiks te “Qytetarët”.

“Marmoush pëlqehet nga Barça dhe gjithashtu nga Flick, i cili beson se egjiptiani i përshtatet profilit të sulmuesit që ai kërkon. Marmoush nuk është një ‘numër 9’ statik dhe mund të luajë, nëse është e nevojshme, në çdo pozicion sulmues”, shkruan “SPORT”.

The post Alvarez është mision shumë i vështirë, Guardiola ka gati “dhuratën” për sulmin e Barcelonës appeared first on Telesport.