Pavarësisht se objektivi parësor i Barcelonës në merkaton e ardhshme është transferimi i Julian Alvarez, i cili shihet si zëvendësuesi ideal i Robert Lewandowski-t, klubi katalanas po shqyrton edhe alternativa të tjera.
Duke qenë se Atletico Madrid ka bërë të ditur se Alvarez nuk do të largohet, nëse ndodh kjo gjë do të jetë vetëm për klauzolën e tij të largimit që është 500 milionë euro, gjë e papranueshme nga Barcelona. Në këtë situatë, Barcelona po ndjek edhe pista të tjera.
Eksperti i transferimeve, Ekrem Konur, zbulon se Barcelona po monitoron situatën e Marcus Thuram tek Inter. Sulmuesi francez ka një kontratë deri në vitin 2028 me klubin zikaltër, por nuk përjashtohet largimi i tij këtë verë.
Sipas ekspertit në fjalë, Barcelona është e gatshme të ofrojë deri në 80 milionë euro për transferimin e sulmuesit 28-vjeçar. Në anën tjetër, largimi i Thuram nga Inter nuk do të jetë aspak i lehtë, duke ditur rëndësinë që francezi ka tek zikaltrit.
The post Alvarez është i paarritshëm. Barcelona gjen zëvendësuesin e Lewandowski-t në Serie A, kushton 80 milionë euro appeared first on Telesport.










