Alush Shala asamblisti i PDK-së në Kuvendin Komunal në Prizren, ka dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat e Partisë Demokratike të Kosovës.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Shala në profilin e tij në facebook, ndërsa ka falënderuar të gjithë për mbështetjen e deritashme.
“Të nderuara struktura, simpatizantë dhe mbeshtetësit të mi me lejoni t’ju falënderoj për mbështetjen e treguar ndaj mej në të gjithë rrugëtimin tim politik. Ju njoftoj se nga sot kam dhënë dorëheqje të parevokushëm nga të gjitha pozitat e Partisë Demokratike të Kosovës”, ka shkruar Shala.