Profesori dhe analisti Rrahman Paçarizi ka reaguar ashpër ndaj për t’u dhënë çmimet “Alumni Nderi” Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, dhe deputetit Albin Kurti, nga një organizatë është ‘ringjallur’ në Universitetin e Prishtinës.
Sipas tij, ky akt përfaqëson një ndërhyrje të drejtpërdrejtë politike në institucionin më të lartë arsimor të vendit.
Ai kritikoi mungesën e reagimeve nga profesorët e UP-së.
“Me duhet ta them me shqetësim të thellë që nuk ka reaguar pothuajse asnjë profesor i Universitetit të Prishtinës ndaj kësaj që ka ndodh sot. Fatkeqësisht, askush nuk e ka prishur rehatinë për të reaguar ndaj futjes kaq brutale të politikës në Universitetin e Prishtinës,” deklaroi Paçarizi në Rubikon.