Altobelli i sigurt: Lautaro, ndër më të mirët në botë. Po qëndroi tek Interi mund të thyejë rekordin e Meazza

Goli i fundit kundër Bologna ishte i 167-ti i Lautaro Martinez, duke e bërë të katërtin në listën e golashënuesve më të mirë të Interit, me shikim drejt podiumit të Boninsegna (173 gola), Altobelli (209 gola) dhe pothuajse i paarritshmi Meazza (284 gola). Për të folur mbi kapitenin argjentinas menduar pikërisht “Sillo”, i cili tha në “Gazzetta dello Sport”: “Do të ndodhë, do më arrijë mua. Kur është në formë e sheh portën si askush tjetër. Shpresoj të mos na lërë kurrë si Inter, meriton çdo gëzim. Për golat nuk i uroj 200, por 400…”

A është ky Lautaro më i mirë i të gjitha kohërave: “Nuk besoj se është në momentin e tij më të mirë, në raste të tjera ka qenë më ‘vdekjeprurës’, mund të përmirësohet akoma. Thjesht, nuk ka limite. Duke e parë të luajë në të gjithë fushën; me të djathtën, të majtën, me kokë si kundër Bologna, mbrojtje, asiste, gjithçka, mendoj: Sa i mirë!”

Lautaro, Pulisic dhe Hojlund, kush është më i forti: “Ai që ka shënuar më shumë, pra… Por Lautaro është prej kohësh ndër më të mirët në botë, jo vetëm në Serie A. Është 28 vjeç dhe nëse luan tek Interi deri 34 vjeç, pra edhe 6 sezone, mund të shënojë 100 gola të tjerë. Edhe rekordi i madh i Meazza nuk i është i ndaluar. Çfarë do t’i këshilloja për ta zgjatur karrierën? Të ruajë këtë kokë të ftohtë dhe këtë dashuri të zjarrtë për Interin”.

The post Altobelli i sigurt: Lautaro, ndër më të mirët në botë. Po qëndroi tek Interi mund të thyejë rekordin e Meazza appeared first on Telesport.