Mimoza Kusari-Lila ka njoftuar kandidimin e Alternativës, për zgjedhjet lokale në Pejë, transmeton KosovaPost.
Në këtë komunë, lista e Alternativës do të bartet nga kryetari i degës së partisë, Reshat Nurboja.
“Përveçse pjesë e subjektit tonë që nga themelimi, Dr.Sc. Reshat Nurboja është ekspert i Shkencave Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare, si dhe një emër me integritet të lartë, përvojë të gjatë në jetën institucionale dhe vizion të qartë për një Pejë të zhvilluar e gjithëpërfshirëse”, ka shkruar Kusari- Lila.
Ajo e ka përshkruar Nurbojën si një karakter të përkushtuar dhe me përvojë unike.
Ky është njoftimi i plotë i saj:
E fillojmë kandidimin e kandidatëve për kryetar komune nga radhët e Alternativa me nënkryetarin e subjektit dhe kryetarin e degës sonë në Pejë, Reshat Nurboja!
Përveçse pjesë e subjektit tonë që nga themelimi, Dr.Sc. Reshat Nurboja është ekspert i Shkencave Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare, si dhe një emër me integritet të lartë, përvojë të gjatë në jetën institucionale dhe vizion të qartë për një Pejë të zhvilluar e gjithëpërfshirëse.
Me katër dekada përkushtim në politikë dhe administratë, Reshati ka mbajtur pozita kyçe — nga Këshilltar Politik i Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, te Zëvendësministër në Qeverinë Kurti 1 (2020), si dhe në pushtetin lokal si Drejtor i Administratës në Komunën e Pejës dhe Drejtor i Teatrit “Istref Begolli” në Pejë.
Reshati gjithashtu ka shërbyer si profesor universitar në disa institucione të arsimit të lartë. Ai është autor i disa librave shkencorë dhe publicistikë, aktivist i hershëm politik dhe themelues i Partisë Republikane të Kosovës. Z. Nurboja ka qenë gjithmonë në shërbim të qytetarëve dhe të vlerave demokratike.
Nga koordinimi me organizata ndërkombëtare si ILO dhe NDI, deri te angazhimi në jetën kulturore e akademike të Pejës — ai sjell një përvojë unike dhe të gjithanshme për t’i dhënë qytetit vizion, rritje dhe drejtim të ri.
Suksese dhe fat në sfidën e re për Pejën e bukur, Reshat!
Alternativa për Pejën!
The post Alternativa e Kusari-Lilës nxjerr kandidat për kryetar në Pejë appeared first on Kosovapost.net.