Real Madrid nuk pritet të bëjë ndonjë lëvizje të bujshme gjatë merkatos së janarit, pasi është i fokusuar totalisht te vera e ardhshme. Mediet spanjollle zbulojnë tri dëshirat e mëdha të Xabi Alonso, i cili ia ka shprehur edhe presidentit Florentino Perez.
I pari në listë është Ibrahima Konate, transferimi i të cilit është mëse i mundshëm, duke ditur që i mbaron kontrata në fund të këtij sezoni dhe do të largohet si lojtar i lirë nga Liverpool në verën e ardhshme, pasi nuk ka pranuar të rinovojë kontratën.
I dyti në listë është mesfushori i Stuttgart, Angelo Stiller, i cili shihet si zëvendëuesi ideal i Eduardo Camavinga dhe Dani Ceballos. Mesfushori spanjoll është e sigurt që do të largohet verën e ardhshme nga Madridi, pasi nuk bën pjesë në projektin e Xabi Alonso. Por, nuk përjashtohet as mundësia për largimin e Camavinga-s, për të cilin ka interes të madh në Premier League.
I treti në listë është një objektiv thuajse i pamundur: Florian Wirtz, të cilin Alonso e donte që verën e kaluar, por gjermani zgjodhi Liverpool-in. Pavarësisht fillimit jo të mirë te të kuqtë, duket e vështirë që ai të largohet në verë drejt Real Madridit.
The post Alonso nuk kursehet aspak, tre emrat “big” që i ka kërkuar Perez-it për verën e ardhshme appeared first on Telesport.













