Alonso: Ndeshja ndaj Juves ishte tipike e Champions League, i gëzohem 3 fitoreve në Europë

Trajneri i Real Madrid, Xabi Alonso, ka mbetur i kënaqur nga 3 pikët që skuadra e tij mori dje ndaj Juventus në Champions League. “Fillimi nuk ishte më i miri, por në fund dolëm nga fusha me 3 pikët”, tha Alonso.

Më tej, spanjolli tha: “Juve e mbajti mirë vijën e saj mbrojtëse dhe bëri presion të fortë. Ishte një ndeshje e ekuilibruar, e vendosur nga detajet, një ndeshje tipike e Ligës së Kampionëve. Dhe, kur nuk mund t’i mbyllësh gjërat, kundërshtari mund të përfitojë”.

Ai vlerëson Jude Bellingham për golin që i dha tri pikët madrilenëve: “Jam shumë i lumtur për të. Ai luajti një ndeshje shumë të plotë, por jo vetëm për golin. Ishte e rëndësishme për të, por mbi të gjitha për ne.”

“Ne e nisëm mire këtë edicion në Champions, me tre fitore nga tre ndeshje. Liga e Kampionëve është gjithmonë e veçantë, është gara më joshëse dhe ne jemi të lumtur që po luajmë në të”, tha Xabi Alonso.

The post Alonso: Ndeshja ndaj Juves ishte tipike e Champions League, i gëzohem 3 fitoreve në Europë appeared first on Telesport.