Trajneri i Real Madrid, Xabi Alonso, nuk e ka përjashtuar mundësinë e të qenit trajner në Premier League një ditë.
Alonso është nën presion të madh pas vetëm dy fitoreve në shtatë ndeshje të La Liga, përfshirë një humbje 0-2 në shtëpi ndaj Celta Vigo në fundjavë. Ndeshje ku “los blancos” pati dy lojtarë të përjashtuar me karton të kuq, duke i lënë katër pikë prapa rivalëve të përbetuar Barcelonës në krye të La Liga.
Duke folur përpara ndeshjes së skuadrës së tij në Champions League kundër Manchester City në Spanjë, Alonso u pyet për mundësitë e tij për të marrë drejtimin e një klubi të Premier nëse ai do të largohej nga Real.
“Sigurisht që mund të drejtoj në Premier League“, tha Alonso, i cili fitoi Ligën e Kampionëve si lojtar i Liverpool gjatë kohës së tij në Anfield midis viteve 2004 dhe 2010.
“Ekziston kjo lidhje me klubet angleze dhe sigurisht me ish-klubin tim, por për momentin ky është vendi im, ky është vendi ku dua të jem”, tha Alonso.
Në fund, trajneri spanjoll komentoi: “Në të ardhmen, nuk e di kurrë se çfarë mund të ndodhë.”
The post Alonso konfirmon se mund të drejtojë në Premier League në rast se shkarkohet nga Real Madrid appeared first on Telesport.










