Alonso kërkon Alexis Mac Allister, Liverpool i tregon çmimin Real Madridit

Edhe pse dëshira e madhe e Xabi Alonso për të përforcuar mesfushën është Vitinha, portugezi është i paarritshëm, pasi nuk ka shanse të largohet nga PSG-ja. Në këtë mënyrë, Xabi Alonso ka zgjedhur një tjetër objektiv për mesfushën, Alexis Mac Allister.

Megjithatë, Liverpool nuk duket e gatshme të negociojë lehtë. Bordi drejtues i kampionit të Premier League ka marrë një vendim: kampioni i botës do të largohet vetëm nëse arrin një ofertë që tejkalon 100 milionë euro. Kjo shifër i ndërlikon planet e Real Madridit, klubi madrilen vlerëson shumë cilësitë e mesfushorit, por vështirë se do pranojë të paguajë mbi 100 milionë euro.

Në këtë mënyrë, drejtuesit e Real Madridit janë duke ndjekur alternativa të tjera në mesfushë, me kosto më të ulët, pavarësisht dëshirës së Xabi Alonso për të transferuar Alexis Mac Allister.

The post Alonso kërkon Alexis Mac Allister, Liverpool i tregon çmimin Real Madridit appeared first on Telesport.