Edhe pse momentalisht është i fokusuar te Kupa e Botës për Klube, ku nesër do ndeshet në gjysmëfinale me PSG-në, Real Madrid po punon edhe për merkaton. Pas transferimit të Dean Hujisen, Alexander Arnold dhe Franco Mastantuono, shumë pranë zyrtarizimit të Alvaro Carreras, klubi madrilen do të bëjë edhe një përforcim tjetër në repartin e mesfushës.
Edhe pse dëshira e madhe e të gjithëve ishte transferimi i Vitinha-s, transferimi i portugezit duket i pamundur për shumë arsye. I gjendur në këtë situatë, Xabi Alonso ka zgjedhur një mesfushor tjetër, të cilin e njeh mjaft mirë dhe ka një kosto jo të madhe. Bëhet fjalë për Exequiel Palacios, mesfushorina rgjentinas të Bayer Leverkusen.
Alonso e njeh mirë mesfushorin dhe e konsideron atë si një përforcim që mund të ofrojë ekuilibër, shpejtësi dhe cilësi në mesfushën e Real Madrid. Nga ana tjetër, 26-vjeçari është i hapur për një transferim në Madrid, pasi do të ishte një hap gjigant në karrierën e tij. Tani mbetet vetëm të gjehet gjuha e përbashkët mes dy klubeve, drejtuesit e Realit janë të gatshëm të ofrojnë deri në 20 milionë euro, jo më shumë, sipas asaj që raporton Defensa Central.
The post Alonso ka dhe një kërkesë të fundit në merkato, kërkon mesfushorin 20 milionë eurosh që luan në Bundesligë appeared first on Telesport.