Alonso i kënaqur: Moment i mirë, Real Madrid po tregon mentalitetin e duhur

Real Madrid, nën drejtimin e trajnerit Xabi Alonso po kalon një moment të mirë në La Liga, çka e konfirmon edhe fitorja 4-0 ndaj Valencia. “Ajo ishte një ndeshje e plotë dhe serioze, me energji të shkëlqyer nga djemtë”.

Po kalojmë një moment të mirë, po fitojmë ndeshje dhe po shënojmë gola. Ky është mentaliteti i duhur për të ecur përpara dhe për të arritur objektivat. Uroj që kështu të vazhdojmë sa më gjatë”, tha Alonso.

Në lidhje me penalltitë, trajneri spanjoll tha: “Ne caktojmë gjuajtësit e penalltive dhe Kylian është i pari që gjuan, pastaj ata marrin vendimet. Më pëlqen që ata gjuajnë penallti sepse është një mundësi e mirë”.

The post Alonso i kënaqur: Moment i mirë, Real Madrid po tregon mentalitetin e duhur appeared first on Telesport.