Edhe pse nuk arriti dot në finalen e Kupës së Botës për Klube, pasi u mund në gjysmëfinale 4-0 nga PSG, Real Madrid ka “fituar” dy lojtarë të rinj nga ky kompeticion.
I pari është Gonzalo Garcia, zbulimi i Alonso-s, i cili shkëlqeu duke shënuar 4 gola dhe dha 1 asist dhe me shumë gjasa do qëndrojë tek ekipi i parë madrilen për sezonin e ri.
I dyti është Arda Guler, turku ka shkëlqyer nën drejtimin e Xabi Alonso-s dhe të mendosh që është aktivizuar në pozicione të ndryshme. Guler për kaq ndeshje sa ka luajtur nën drejtimin e Xabi Alonso-s, ka shfaqur tipare të ngjashme me ato të Wirtz: kontroll topi, vizion në mesfushë dhe mbi të gjitha kreativitet loje.
Sipas “TotalFootballAnalysis”, Alonso e sheh Arda Guler pikërisht si “Florian Wirtz-in” e Real Madrid dhe është gati të bëjë me turkun, pikërisht atë që bëri me yllin gjerman te Leverkusen, duke e kthyer për dy vite në një super lojtar, i cili më pas u shit te Liverpool për 125 milionë euro.
The post Alonso gjen “Wirtz-in” e ri te Real Madrid dhe pa shpenzuar asgjë appeared first on Telesport.