Pas humbjes 4-0 me Paris Saint-Germain në gjysmëfinalen e Kupës së Botës për Klube, Real Madrid ka nisur të bëjë bilancet. Në klub duan të dinë pse ndodhi kjo humbje turpëruese.
Trajneri Xabi Alonso ka vendosur të marrë masa për menaxhimin e egove dhe disiplinës taktike.
Vëmendja kryesore është përqendruar te Vinicius Junior, i cili nuk luan si më parë. Braziliani duket se ka humbur ritmin, ndoshta edhe për shkak të kontratës që po vonon ta firmosë.
Nga ana tjetër, Kylian Mbappe nuk ka bindur me lojën e tij në aspektin defensiv. Kur skuadra nuk ka topin, ai duket sikur zhduket në fushë dhe nuk sakrifikon për t’u kthyer mbrapa.
The post Alonso gjen dy fajtorët e disfatës 4-0, janë Mbappe dhe Vinicius appeared first on Telesport.