Allgeri kërkon një sulmues të mirë, Igli Tare po ndjek 4 emra. Secili prej tyre ka problemet e veta, por..

Tashmë kemi hyrë në muajin më vendimtar të merkatos, ku pritet të zyrtarizohen lëvizje të shumta. Një nga ekipet që pritet të jetë aktiv në merkato këtë muaj është edhe Milan.

Kuqezinjtë janë në kërkim të një sulmuesi dhe sipas mediave italiane, Igli Tare ka në listë 4 emra të njohur. Njëri prej tyre do udhëheq sulmin e Milanit për sezonin e ri. Gianluca Di Marzio raporton se emri i parë në listën e Tares është Darwin Nunez, i cili nuk ka më vend te Liverpool dhe duhet të gjejë një ekip të ri. Liverpool e vlerëson uruguaianin 60 milionë euro, por nuk përjashtohet as hipoteza e huazimit me të drejtë ose detyrim blerjeje. Për Nunez ka interes serioz edhe nga Al-Hilal.

Një tjetër sulmues nga Premier League që po ndjek Tare është edhe Rasmus Hojlund i Man. United. Danezi nuk është përshtatur siç duhej në Premier League dhe është i hapur për një rikthim në Serie A. Me shumë mundësi do largohet nga Man. United këtë verë, pasi nuk është në planet e Ruben Amorim për projektin e tij.

Një tjetër emër që po ndiqet nga Tare është edhe Goncalo Ramos, portugezi i PSG-së, kartoni i të cilit kushton 80 milionë euro. Por, tare do kërkojë huazimin e tij, gjithmonë nëse vendosë se do jetë ai sulmuesi i ri i Milanit.

Emri i fundit është ai i zakonshmi, Dusan Vlahovic. Sulmuesi serb është i hapur për transferimin te Milan, problem mbetet paga e tij e lartë 12 milionë euro. Marrëveshja me Juventusin mund të arrihej për 18-20 milionë euro, duke ditur që Vlahovic është në vitin e fundit të kontratës dhe vitin tjetër mund të largohet si lojtar i lirë. Por duhet zgjidhur çështja e pagës.

The post Allgeri kërkon një sulmues të mirë, Igli Tare po ndjek 4 emra. Secili prej tyre ka problemet e veta, por.. appeared first on Telesport.