Allegrit i duhet një sulmues i ri, Igli Tare ndjek dy emra të njohur në Premier League

Milan synon të përforcohet jo vetëm në mesfushë këtë merkato ku po ndiqen emra si Granit Xhaka, Ardon Jashari, Javi Guerra e ndonjë tjetër, por edhe në repartin e sulmit.

Matteo Moretto raporton se drejtuesit e Milanit po ndjekin dy emra të njohur të sulmit, të cilët luajnë në Premier League. I pari, i cili është edhe më i arritshëm, është Nicolas Jackson, i cili shënoi 13 gola për Chelsea-n në sezonin e fundit në 36 ndeshje.

Sulmuesi 24-vjeçar nuk ka arritur pritshmëritë e drejtuesve të klubit, ndaj nuk do ishte surprizë një largim i mundshëm i tij, por kjo do ndodhë vetëm nëse drejtuesit e Chelsea-s do marrin ofertën që presin për të, rreth 50 milionë euro. Por, nuk përjashtohet mundësia që të dy klubet të arrijnë një marrëveshje huazimi, duke ditur që reparti i sulmit aktualisht te Chelsea është i mbipopulluar.

Emri i dytë që po ndjekin drejtuesit e Milanit është Jean-Philippe Mateta, sulmuesi francez i Crystal Palace, i cili shënoi 17 gola në sezonin e fundit dhe ishte një lojtar kyç për ekipin e tij, sidomos në triumfin në FA Cup. Vlera e tij në treg është më e ulët se ajo e Nicolas Jackson, Mateta kushton rreth 30 milionë euro.

The post Allegrit i duhet një sulmues i ri, Igli Tare ndjek dy emra të njohur në Premier League appeared first on Telesport.