Allegri, transfertë emocionuese për të fundosur Juven “e tij” dhe ngjitur Milanin sa më lart

Max Allegri e pret me emocion rikthimin në Torino, ku ka qëndruar 8 vite si trajner i Juventusit. Ai ka fituar 5 “scudetto”, 4 Kupa Italia, 2 Superkupa Italiane dhe ka arritur 2 finale Champions League atje, çka e bën ndeshjen e së dielës të veçantë. Pas 5 javëve, Milani kryeson kampionatin dhe vjen nga një fitore bindëse ndaj Napolit, kampionit aktual, ndërsa Juventusi ka kaluar një periudhë të vështirë me 4 barazime radhazi, duke e vënë nën presion trajnerin Tudor.

Allegri po përgatit Milanin për ndeshjen anti-Juve, pa ndryshuar shumë nga skuadra aktuale. Estupiñán mungon prej kartonit të kuq, me Davide Bartesaghi si zëvendësues të mundshëm. Tomori është në dyshim për një problem adutktori, De Winter mund të luajë në vend të tij. Mesfusha me Modric-Rabiot-Fofana funksionon perfekt.

Në sulm, Christian Pulisic është i pakapshëm, ndërsa për shokun e tij të sulmit ka garë midis Gimenez, Nkunku dhe Leao. Portugezi ende po rikuperohet nga dëmtimi, ndaj mund të përdoret si “as nën mëngë” për ta vendosur ndeshjen në 20-30 minutat e fundit.

The post Allegri, transfertë emocionuese për të fundosur Juven “e tij” dhe ngjitur Milanin sa më lart appeared first on Telesport.