Max Allegri e përshkroi Milanin si “rezistent” pas përmbysjes 3-1 ndaj Comos, fitore që i dha vendin e dytë në renditje. Trajneri pranoi vështirësitë në pjesën e parë: “E nisëm me katër mesfushorë për të krijuar më shumë linja pasimi. Pas disavantazhit u shpërbëmë, por na mbajti në lojë Maignan, kundër një kundërshtari të fortë dhe që luan mirë”.
Në pushim ndryshoi modul, duke aktivizuar tre sulmues, ndërsa pas avantazhit u rikthye te skema fillestare: “Skuadra ishte rezistente dhe e donte këtë rezultat shumë të rëndësishëm”. Zgjedhja që penalltinë ta godiste Nkunku e jo Leao ishte e Allegrit: “Rafa donte ta gjuante, por vendosa për Nkunku… Fatmirësisht shkoi mirë”.
Për Champions-in shtoi: “Nuk i dërgojmë mesazh Interit. Duhet të mendojmë për veten; rikthimi në Champions është objektivi i madh”. Për Maignan dhe lojtarët kyç: “Nëse disa vlejnë 100 milionë, ka arsye…” Për Leao: “Dy veprime vendimtare, përfshirë asistin për Rabiot; roli ndryshon pak, rëndësi kanë hapësirat”.
The post Allegri promovon Milanin e tij: Grup rezistent, kualifikimi në Champions mbetet objektivi i madh appeared first on Telesport.










