Massimiliano Allegri foli në konferencë për shtyp para ndeshjes me Comon, duke komentuar edhe polemikat pas Inter-Juventus: “Kanë folur tashmë shumë njerëz, është e kotë të vazhdojmë, sepse nuk na shërben. Duhet të mbetemi të përqendruar tek objektivi ynë dhe të mos shpërdorojmë kot energji nervore e mendore”.
Ai shtoi: “E rëndësishme është të menaxhojmë të papriturat dhe të mos shpërqendrohemi nga situata që në futboll kanë ekzistuar gjithmonë dhe do të ekzistojnë. Ka persona kompetentë që po përmirësojnë VAR-in në aspektin objektiv”.
Për arbitrimin: “Nuk e di nëse duhet profesionalizim. Serie A është e bukur dhe këto gjëra kanë ndodhur gjithmonë. Në vend që të analizojmë gabimet e lojtarëve apo trajnerëve, fokusohemi tek arbitrat. Duhet ta ulim presionin ndaj tyre”. Në fund theksoi: “Në Itali presioni është i madh, sepse kualifikimi në Champions është çështje jete ose vdekje ekonomike. Duhet të qëndrojmë të fokusuar tek objektivi final”.
The post Allegri për Inter-Juve: S’ka kuptim të flasim më, këto situata kanë ekzistuar gjithmonë appeared first on Telesport.










