Max Allegri e nis me humbje në krye të Milanit. Kuqezinjtë u mundën 1-0 nga Arsenal në ndeshjen miqësore të luajtur në Singapor, e para për Allegri-n në krye të kuqezinjve. Goli i vetëm i takimit u shënua nga Bukayo Saka në minutën e 53-të.
Pavarësisht humbjes, Allegri u shpreh i kënaqur me paraqitjen e kuqezinjve dhe vlerësoi sidomos Rafal Leao-n. “Ishte padyshim një ndeshje e mirë ndaj një prej ekipeve më të mira të momentit. Për gati 60 minuta, luajtëm në nivel të njëjtë me Arsenalin dhe kjo nuk është pak për ne. Jam i kënaqur me atë që pashë në fushë, edhe pse kemi vetëm dy javë që stërvitemi.
Mund të kishim bërë padyshim më mirë, ku duhet të kishim shfrytëzuar rastet tona. Megjithatë, jam i lumtur me lojën tonë, por padyshim që mund të bëjmë më mirë dhe duhet të bëjmë më mirë. Leao, si qendërsulmues? Ai bëri një ndeshje të shkëlqyer, jam i lumtur me paraqitjen e tij”, tha Allegri.
The post Allegri ngre në qiell yllin e Milanit pas humbjes me Arsenal: Ai luajti një ndeshje të shkëlqyer appeared first on Telesport.