“Allegri na ka dhënë besim, në stërvitjet e tij dominon përkushtimi dhe vëmendja ndaj detajeve”

Matteo Gabbia, mbrojtësi i Milanit, ka dhënë një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, ku ka folur edhe për Massimiliano Allegri: “Më pëlqen mënyra e tij e përditshme e punës, e mbushur me përkushtim dhe vëmendje ndaj detajeve.

Edhe stafi i tij është shumë i përgatitur dhe janë prezantuar në mënyrë të jashtëzakonshme, duke i dhënë frymëmarrje një skuadre që vinte nga një vit i vështirë. Na kanë transmetuar besim dhe dëshirën për të nisur sërish të bashkuar. Jemi të lumtur për ambientin që po krijohet dhe shikojmë me besim drejt së ardhmes”.

A ju duket Allegri njeriu i duhur për të nisur nga e para, pas një sezoni shumë të vështirë si ai që keni kaluar?
Absolutisht po. Trajneri dhe stafi i tij janë njerëzit e duhur për të na rilançuar dhe për të pasur një sezon pozitiv, sepse kanë përvojë dhe ‘palmares’ të rëndësishëm. Do t’i ndjekim për të arritur rezultatet që një klub si Milani i meriton.

Ju jeni kthyer në një simbol të milanizmit, edhe falë golit në fundin e derbit të parë…
Nuk e konsideroj veten simbol të milanizmit, por një djalë që ka pasur fatin të luajë për skuadrën që gjithmonë ka mbështetur. Për këtë jam jashtëzakonisht i lumtur dhe krenar. Për të qëndruar këtu, nevojitet vazhdimësi dhe vendosmëri çdo ditë, përpiqem të jap më të mirën time.

The post “Allegri na ka dhënë besim, në stërvitjet e tij dominon përkushtimi dhe vëmendja ndaj detajeve” appeared first on Telesport.