Allegri me disa dyshime para sfidës ndaj Bologna, një mungesë e sigurtë dhe një tjetër në dilemë

Java e 23-të e serie A do të mbyllet me ndeshjen Bolonja-Milano, që do të luhet ditën e martë.

Një përballje delikate për kuqezinjtë, pasi trajneri Massimiliano Allegri do të jetë pa Alexis Saelemaekers.

Në dyshim mbetet edhe Christian Pulisic, për të cilin trajneri do të vendosë në momentin e fundit. Seanca e fundit stërvitore që Milan do të kryejë sot do të vendosë për amerikanin.

Megjithatë, lajmi i mirë është se Rafael Leao pritet të jetë rregullisht në fushë, pavarësisht se ka probleme me pubalgjinë. Madje portugezi ka kohë që luan me këtë shqetësim.

The post Allegri me disa dyshime para sfidës ndaj Bologna, një mungesë e sigurtë dhe një tjetër në dilemë appeared first on Telesport.