Allegri me “dhimbje koke”, Milan merr lajmin më të keq të mundshëm për Adrien Rabiot

“Sky Sport Italia” raporton se Adrien Rabiot do të mungojë rreth 1 muaj për Milanin. Mesfushori u kthye duke vujatur nga një problem muskulor, pas grumbullimit me Francën.

Testet e sotme mjekësore konfirmuan se ka një dëmtim në muskulin e këmbës së majtë dhe do të rivlerësohet pas 10 ditësh. Kjo do të thotë se ai do të jetë 100% jashtë fushës së lojës për dy javë, por rikthimi në fushë do të vonojë akoma dhe më shumë, pasi francezit do i duhet koha e nevojshme për t’u rikuperuar plotësisht.

Francezi pritet të mungojë plot 1 muaj, ndërsa në vendin e tij pritet të luajë Ruben Loftus-Cheek. Anglezi preferohet më shumë nga Max Allegri sesa blerja e verës, Samuele Ricci.

The post Allegri me “dhimbje koke”, Milan merr lajmin më të keq të mundshëm për Adrien Rabiot appeared first on Telesport.