Allegri mbështet Gattuson: Nëse ndalet kampionati, do të jetë një avantazh për kombëtaren

Gjatë konferencës për shtyp para derbit të Madoninës, trajneri i Milanit komentoi edhe thirrjen e trajnerit të kombëtares, Gennaro Gattuso, për ta ndaluar kampionatin italian pranë ndeshjeve “play off” për Botërorin:

“Nëse e ndalojmë kampionatin, nuk do të luajmë dhe do ta ndihmojmë kombëtaren, por besoj se kombëtarja ka mundësi të mëdha për të shkuar në Botëror. Rino po bën një punë të mire. Nëse ndalohet kampionati, edhe ne do të ndalojmë dhe kjo do të jetë një avantazh për kombëtaren”.

The post Allegri mbështet Gattuson: Nëse ndalet kampionati, do të jetë një avantazh për kombëtaren appeared first on Telesport.