Allegri: Matematika s’është opinion, 60 pikë nuk mjaftojnë për Champions-in

Massimiliano Allegri, pas fitores së Milanit në derbin ndaj Interit, deklaroi: “Luajtëm kundër Interit, është më i forti dhe në krye të renditjes. Ishte një derbi, duhet të gëzojmë, por nga e marta duhet të mendojmë për ndeshjen pasardhëse. Jemi në mars, luhet për ndeshjet që kanë rëndësi, ato që duhen fituar”.

Sipas tij, fitorja nuk e rihapi garën për titullin, por forcoi pozicionin e Milanit: “Fjala titull nuk duhet të thuhet nga ne, zikaltrit kanë 7 pikë avantazh dhe po bëjnë një kampionat të jashtëzakonshëm. Interi e pati vështirë në pjesën e parë, në të dytën luajti si donte, ndërsa ne patëm 2-3 raste”.

Për Fofana: “Ka cilësi të rëndësishme, është përmirësuar shumë, ka një gjendje të mirë dhe jam shumë i kënaqur. Duhet të përmirësohet për golin, një lojtar si ai duhet të jetë më i saktë në zonë”.

Për penalltinë e mundshme të Ricci: “Ky është viti i 20-të për mua në pankinë, besoj se kurrë nuk kam komentuar një arbiter. Nuk do ta bëj as sonte… Ka VAR, ata vendosin… Kishte shumë duele, arbitri lejoi lojën të vazhdonte, po përmirësohemi”.

Allegri shtoi edhe një koment për rëndësinë e ndeshjeve: “Në mars ndeshjet kanë rëndësi, vendosin sezonet. Matematika nuk është opinion, 60 pikë nuk mjaftojnë për Champions-in”.

The post Allegri: Matematika s’është opinion, 60 pikë nuk mjaftojnë për Champions-in appeared first on Telesport.