Në 12 ndeshjet e fundit në fushën e Torinos, Milani ka fituar vetëm një herë: 0-7 më 2021, viti i rikthimit në Champions. Një shtysë e rëndësishme pas Lazios, sepse me fitore, skuadra e Massimiliano Allegrit do të rikthehej në krye të Serie A, duke kaluar Interin dhe barazuar Napolin.
Në konferencë, Allegri tha: “Duhet të jemi gati për një ndeshje solide. Ka shifra që duam t’i përmbysim…, përballë kemi një ekip me vlera teknike dhe shumë fizik. Duhet konkretizim. Nga tani deri në fund të janarit klasifikimi do të marrë formë, duhet të qëndrojmë në katërshen e parë”.
Sa i përket formacionit, Milani pritet të jetë pa Christian Pulisic, i pamundur prej temperaturës së lartë, ndaj nuk ka udhëtuar drejt Torinos. Pjesa tjetër mbetet thuajse e pandryshuar. Në mesfushë Loftus-Cheek përpara Ricci, për të zëvendësuar Fofana; mbrojtja me tre (Tomori, Gabbia, Pavlovic), pesëshja e mesfushës me Saelemaekers, Modric, Rabiot, Bartesaghi dhe anglezin; në sulm Leao me Nkunku.
The post Allegri kundër “maces së zezë”… Në 12 ndeshjet e fundit në Torino, kuqezinjtë kanë fituar vetëm një herë appeared first on Telesport.











