Barazimi 2-2 me Sassuolo nuk qe rezultati që priste Allegri sot. Trajneri i Milanit kritikoi mbrojtjen pa përmendur emra.
“Nuk mund t’ia falim vetes të tolerojmë gola të tillë. Goli i parë erdhi kur topin e kishim në zotërim. Në të dytin, kundërshtarët penetruan në zonë me vetëm dy pasime. Gjithsesi, objektivi është Top4, kështu që vazhdojmë”, deklaroi Allegri.
Si gjithmonë, ai ul pritshmëritë dhe presionin duke u shprehur se ky Milan nuk është i ndërtuar për të fituar titullin.
The post Allegri kritikon mbrojtjen: E patolerueshme të lësh gola të tillë appeared first on Telesport.











