Allegri ka rikthyer fokusin te mbrojtja, numrat e favorizojnë qasjen e re difensive të Milanit

Në Serie A fiton ekipi që pëson më pak gola, një koncept që Allegri e theksoi edhe pas rikthimit te Milani. Ai nënvizoi se ekipi që pëson 40 gola ka pak shanse të renditet në “top 4”. Qëllimi kryesor i kuqezinjve është përmirësimi i mbrojtjes, repart i dobët në sezonet e fundit. Merkatoja nuk solli siguri të menjëhershme, shitja e Thiaw te Newcastle krijoi një boshllëk, i mbushur nga Matteo Gabbia.

Me paratë e arkëtuara (rreth 40 milionë euro) u blenë De Winter dhe David Odogu, investime për të ardhmen. Allegri zgjodhi mbrojtjen me tre, ku Gabbia qëndron në qendër, me Pavlovic dhe Tomori në krahë, të mbështetur nga krahët dhe mesfushorët. Strategjia synon të nxjerrë më të mirën nga individët dhe të minimizojë dobësitë e prapavijës.

Numrat e parë janë premtues. Ndaj Cremonese dhe Lecce, kuqezinjtë pësuan vetëm 0.37 dhe 0.40 xG ((gola të pritshëm), më pak se çdo ekip tjetër në dy javët e para. Diferenca me sezonin e kaluar është evidente, por nevojitet vazhdimësi.

The post Allegri ka rikthyer fokusin te mbrojtja, numrat e favorizojnë qasjen e re difensive të Milanit appeared first on Telesport.