Ariedo Braida theksoi se sot lojtarët zgjidhen me algoritme: “Të gjithë e përdorim teknologjinë. Numrat janë numra, matematika nuk është opinion; por sikurse them gjithmonë, algoritmet nuk kanë as zemër, as sy, ndërsa futbollistët i kanë. Ne njerëzit kemi emocione, kjo është thelbësore. Duhen sy dhe talent për të kuptuar që futbolli është magji, disa gjëra algoritmet nuk i shohin”.
Në lidhje me nevojën për një sulmues te Milani: “Jam milanist gjithmonë, i uroj Milanit të fitojë gjithçka. Allegri e di çfarë bën, ka rikthyer disiplinën që mungonte më parë. Nëse do të kishte një sulmues të rëndësishëm, do ta ndihmonte ekipin të arrinte objektivat që presin tifozët”.
Për drejtuesit aktualë: “Varet nga skuadrat që shkojnë mirë. Aty ku funksionon, ka drejtues të mirë, ku nuk funksionon, potencialisht jo. Për të zgjedhur lojtarët nevojitet talent i lindur; disa drejtues gjithmonë japin rezultat kudo shkojnë. Ky është mendimi im”.
The post “Allegri ka rikthyer disiplinën te Milani. Algoritmi? Nuk kanë zemër, futbolli është magji” appeared first on Telesport.











