Në prag të ndeshjes Milan–Pisa, trajneri Allegritha se kërkon ta mbajë kreun e Serie A dhe të përfitojë nga përplasja direkte Napoli–Inter: “Do të jetë e vështirë, sepse Pisa është skuadër fizike. Duhet të përballemi me respekt”.
Për krahasimet me Juventusin: “Janë të kota, çdo vit është ndryshe. Duhet të flasim pak dhe të punojmë shumë”. Allegri theksoi rëndësinë e vazhdimësisë: “Duam të kthehemi në Champions, na duhen të paktën 74 pikë. Kërkoj qetësi dhe maturi. S’ka arratisje, duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë”. Për titullin: “Duhet të pësojmë maksimumi 20–25 gola, pastaj të shohim”.
Për Leao: “Nuk e ndryshoj, mund të luajë si sulmues i parë ose i dytë”. Për Modric: “Është kampion, gabon pak dhe ka një ritëm ndryshe në pasim”. Ai vlerësoi Gimenez dhe Pavlovic: “Janë në rritje, golat do të vijnë”. Fjalën e tij e përfundoi kështu: “Duhet të jemi të përulur, të punojmë në heshtje dhe çdo ndeshje ta luajmë si finale”.
The post Allegri: Ja çfarë na duhet për titullin. Të jemi të përulur, çdo ndeshje ta luajmë si finale appeared first on Telesport.