Allegri iu bën dalje, Milan nxjerr në shitje dy lojtarët e njohur

Drejtuesit e Milanit po vazhdojnë të formojnë skuadrën bazë për sezonin e ri, ku përveç transferimeve të nevojshme për të forcuar ekipin, duhet të bëhen edhe disa largime.

Dy nga emrat që duhet të largohen përfundimisht nga Milan janë Ismael Bennacer dhe Yacine Adli. Të dy mesfushorët nuk janë më në planet e Massimiliano Allegrit dhe ai tashmë ka dhënë dritën jeshile për të gjetur një rrugëdalje për ta.

Përsa i përket Ismael Bennacer, algjeriani mund të rikthehet te Marseille, aty ku ishte i huazuar pjesën e dytë të sezonit, por negociatat kanë ngecur për shkak të mosmarrëveshjeve financiare, veçanërisht në lidhje me pagën që kërkon lojtari. Megjithatë, e ardhmja e tij pritet të jetë në Arabinë Saudite, ku ka interes nga disa ekipe.

Yacine Adli i rikthyer nga huazimi te Fiorentina, pritet të largohet përfundimisht këtë verë nga kuqezinjtë. Emri i francezit është në radarin e Bologna-s, e cila po monitoron nga afër edhe lojtarë të tjerë të kuqezinjve si Pobega dhe Okafor. Por, nuk përjashtohet mundësia që ashtu si Ismael Bennacer edhe Yacine Adli të përfundojë në ligën arabe.

The post Allegri iu bën dalje, Milan nxjerr në shitje dy lojtarët e njohur appeared first on Telesport.