Verdikti i fushës i buzëqeshi Napolit, por gjysmëfinalja e Superkupës Italiane ndaj Milanit do të kujtohet edhe për tensionin e lartë në pankina. Mes Antonio Contes dhe Massimiliano Allegrit, si dhe indirekt Lele Orialit, nata e Riadit nxori në pah përplasje të vjetra e të reja, që kulmuan me mungesën e përshëndetjes finale mes dy trajnerëve.
Shkëndija u ndez në minutën e 29-të, kur Rabiot goditi Politano ndërsa ishte në tokë. Pankina napolitane kërkoi karton të kuq, por arbitri Zufferli e la lojën të vazhdonte pa asnjë karton, siç kishte bërë më herët edhe në një ndërhyrje të Hojlund ndaj Maignan. Në atë moment Conte bërtiti “ma basta”, duke ndezur një përplasje verbale, ku protagonist kryesor ishte Lele Oriali, i përfshirë në shkëmbime të ashpra me Allegrin gjatë gjithë ndeshjes.
Në fishkëllimën e fundit, Conte qëndroi në fushë për të festuar dhe përshëndetur kundërshtarët, përfshirë zëvendëstrajnerin Landucci, ndërsa Allegri u drejtua menjëherë për në dhomat e zhveshjes pa e përshëndetur kolegun. Para mikrofonave, të dy zgjodhën diplomacinë. Allegri e mbylli me “janë gjëra fushe”, Conte shmangu polemikat dhe u fokusua te rezultati.
The post Allegri i tërbuar… Fillimisht ofendoi Orialin, në fund nuk përshëndeti Conten appeared first on Telesport.













