Disa orë para sfidës kundër Liverpool-it, trajneri i kuqezinjve, Massimiliano Allegri, ka dalë në konferencë për shtyp dhe ka prezantuar ndeshjen e dytë miqësore të Milanit.
Çfarë prisni nga testi i së shtunës?
Do të përballemi me Liverpool-in, që është kampioni i Anglisë, ka fituar kampionate dhe Champions League. Është një test i rëndësishëm, duhet të bëjmë paraqitje më të mirë se ajo kundër Arsenalit. Kundër Arsenalit bëmë një ndeshje të mirë në mbrojtje, patëm disa raste në sulm, që nuk i shfrytëzuam, por për momentin është në rregull kështu. Ky turne është shumë i rëndësishëm për të njohur njëri-tjetrin dhe për të qenë të përgatitur për nisjen e Serie A.
A je xheloz për merkaton e Slot (trajneri i Liverpool-it)?
Nuk jam, sepse klubi po punon mirë në merkato. Estupiñan ka mbërritur dhe për ne do të jetë element i rëndësishëm. Tani duhet të gjejmë edhe lojtarë të tjerë të mirë dhe funksionalë për skuadrën tonë.
Leao, a do të vazhdojë të luajë si qendërsulmues?
Kundër Arsenalit më pëlqeu. Si ai, ashtu edhe pjesa tjetër e skuadrës. Bëmë një ndeshje të mirë nga pikëpamja mbrojtëse dhe mund të ishim më të rrezikshëm para portës, por gjithsesi krijuam disa raste.
Çfarë prisni nga ky parasezon?
Shpresoj që të bëhemi skuadër kompakte sa më shpejt të jetë e mundur. Djemtë kanë dëshirë të punojnë dhe kjo është shumë e rëndësishme. Para së gjithash duhet të njihemi me njëri-tjetrin, më pas të përmirësohemi çdo ditë në stërvitje.
A jeni i paduruar të punoni me Modric?
Është një kampion dhe lojtar i jashtëzakonshëm nga aspekti teknik. Do të jetë shembull për të gjithë, si në fushë, ashtu edhe jashtë saj.
Keni qenë më parë në Hong Kong me Juventusin…
Kam kujtime të bukura nga ky qytet. E di që këtu ka shumë tifozë të Milanit, ndaj duam të japim maksimumin për t’i bërë të lumtur.
The post Allegri i qetë: Milani po ndërtohet me zgjuarsi, nuk jam xheloz për merkaton e Liverpool-it appeared first on Telesport.