Allegri, i mahnitur nga Jashari për debutim: “Mënyra sesi ia doli…”

Massimiliano Allegri dje u impresionua nga dy afrimet e merkatos së verës, Luka Modric dhe Ardon Jasharin.

Milani luajti me Leeds United në një miqësore që përfundoi 1-1. Në këtv takim debutoi shqiptari Jashari, i transferuar te Milani nga Club Brugge.

Mesfushori shqiptar formoi treshen e mesfushës me Yunus Musah dhe 17-vjeçarin Emanuele Sala.

“Jashari më mahniti me mënyrën si ia doli, edhe pse nuk kishte punuar shumë me topin dhe pothuajse gjithmonë stërvitej vetëm”, tha Allegri. “Sigurisht, ka ende vend për përmirësim”.

The post Allegri, i mahnitur nga Jashari për debutim: “Mënyra sesi ia doli…” appeared first on Telesport.