Allegri futet në historinë e Milanit; 100 fitore kuqezi falë suksesit në derbi

Fitorja 1-0 në derbin ndaj Interit nuk vlejti vetëm tri pikë të rëndësishme, por e futi Massimiliano Allegrin në historinë e Milanit. Me këtë sukses, trajneri livornez arriti kuotën e 100 fitoreve në të gjitha kompeticionet në pankinën kuqezi.

Sipas Opta, Allegri bëhet trajneri i shtatë në historinë e klubit që prek këtë “stacion” treshifror, duke hyrë në një grup elitar së bashku me Carlo Ancelotti, Nereo Rocco, Fabio Capello, Stefano Pioli, Nils Liedholm dhe Arrigo Sacchi.

Fitorja e tij e 100-të erdhi në ndeshjen më të rëndësishme të qytetit, falë golit të Christian Pulisic, i cili shfrytëzoi një top të kthyer nga Sommer. Rezultati i mundëson Milanit të vazhdojë formën e mirë, e vetmja humbje mbetet ajo e gushtit ndaj Cremonese, dhe e ngjit në vendin e dytë, në barazim me Napolin dhe vetëm dy pikë larg Romës kryesuese.

Një arritje personale që përputhet në mënyrë perfekte me objektivin madhor të skuadrës kuqezi, titullin kampion.

 

 

The post Allegri futet në historinë e Milanit; 100 fitore kuqezi falë suksesit në derbi appeared first on Telesport.