Allegri: Fitorja në derbi ishte e mrekullueshme, por tani vlen vetëm… Lazio

Milani synon të vazhdojë serinë e fitoreve. Pas triumfit të rëndësishëm në derbi, kuqezinjtë presin Lazion në “San Siro”, sfidë kryesore para ciklit të fundit të fazës së parë me ndeshje më të lehta ndaj Torino, Sassuolo, Como, Verona, Cagliari dhe Genoa. Sezonin e kaluar, Milani mori vetëm 1 pikë ndaj bardhekaltërve.

Allegri synon ta ndryshojë këtë: “Lazio deri tani është nënvlerësuar. Sarri po bën një punë të shkëlqyer, ata kanë 18 pikë edhe pse kanë pasur lëndime dhe vështirësi të mëdha në merkato. Të shtunën do të jetë një ndeshje jashtëzakonisht e vështirë për ne… Me një fitore ata mund të rikthehen në garën për Champions”.

Trajneri kërkon fokus maksimal: “Është bukur ta fitosh derbin, por nuk duhet të humbasim synimin final: të futemi në katër të parët… Të gjitha ndeshjet duhet të përballohen sikur kundërshtarët janë ekipe të mëdha”.

Sa i përket “infermierisë”, Pulisic nuk është gati, Saelemakers po, Gimenez do të rikthehet javën tjetër. Nkunku mund të startojë, ndërsa Saelemakers konsiderohet i pazëvendësueshëm: “Ai ka përparuar nga ana e performancës…, duhet ta ruajë këtë ekuilibër sepse ka hapësira të mëdha për rritje”.

The post Allegri: Fitorja në derbi ishte e mrekullueshme, por tani vlen vetëm… Lazio appeared first on Telesport.