Dukej sikur Milani do të vuante sërish ndaj një skuadre të sapongjitur, por golat e Pavlovic dhe Leao në fund thyen tabunë dhe iu dhanë kuqezinjve tri pikë shumë të rëndësishme. Allegri u shfaq i kënaqur: “Cremonese është skuadër e vështirë. Në pjesën e parë patëm vështirësi në menaxhimin e topit, por krijuam raste të mëdha”.
Trajneri vlerësoi zëvendësuesit: “Ata që hynë bënë shumë mirë. Jam i lumtur për Estupinan, që ishte pjesë e aksionit të golit të parë. Fitorja ishte e rëndësishme për të harruar humbjen me Parmën dhe për t’u afruar me objektivin, si edhe për t’u përgatitur për derbin ndaj Interit”.
Për golin e vonë: “Ndeshja duket e shkurtër kur arrin në fund, por në realitet ka kohë për të krijuar raste”. Për derbin shtoi: “Ndeshje e mrekullueshme, mund të ndodhë gjithçka. Interi ka 22 fitore, 4 humbje dhe 1 barazim; shpresojmë që këtë herë shifrat të jenë kundër zikaltërve”. Për skemën me tre sulmues: “Ishte zgjidhje gjatë lojës. Objektivi është më i rëndësishëm se modulet”.
The post Allegri: Fitore e rëndësishme për ta përgatitur si duhet derbin ndaj Interit appeared first on Telesport.










