“Allegri është ekspert që e ka treguar vlerën e tij, por të drejtosh Napolin nuk është e thjeshtë”

Ariedo Braida, i ftuar në “Stile TV”, komentoi Napolin dhe ardhjen e Massimiliano Allegrit: “Napoli është tashmë klub i nivelit të lartë, ka marrë një trajner me përvojë, të përgatitur, që ka treguar vlerën e tij dhe ka fituar shumë”.

Ai shtoi: “Të gjithë napolitanët i urojnë suksese, edhe unë që e njoh. Të drejtosh Napolin nuk është e thjeshtë. Napoli është mes elitës italiane dhe europiane dhe dy vite më parë fitoi titullin. Kur merret një trajner thuhet se është i fortë, por këtë e tregon koha. Mund të gabosh kur blen, por jo kur shet.

Manna është me përvojë, një djalë i aftë dhe do ta tregojë sërish. Ku ka drejtues të mirë, ka edhe rezultate të mira”.

The post “Allegri është ekspert që e ka treguar vlerën e tij, por të drejtosh Napolin nuk është e thjeshtë” appeared first on Telesport.