“Allegri dhe këto dy lojtarë i siguruan rend dhe ekuilibër Milanit”

Fabio Capello, në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, u ndal te starti pozitiv i Milanit, duke pranuar se nuk e priste një ndryshim kaq të shpejtë: “Kisha besim tek aftësitë e Allegrit, por nuk besoja se do të hynte kaq shpejt në mendjen e lojtarëve, sidomos duke parë çfarë ndodhi sezonin e kaluar. Atëherë, skuadra nuk dinte aspak si të pozicionohej dhe si të mbrohej. Max ka ditur t’i japë rend dhe ekuilibër”.

Ai thekson se lojtarët janë të njëjtët, por tani ndikojnë shumë Rabiot dhe Modric, një “filter” që mungonte vitin e kaluar. Për mbrojtjen, Capello është në një mendje me Allegrin: “Fiton kush pëson më pak gola, jo kush shënon më shumë. Kjo nuk do të thotë se sulmi nuk duhet të përmirësohet, e them si për Milanin, ashtu edhe për Napolin”.

Për Leao shtoi: “Fillimisht e pashë të pasigurt si qendërsulmues, por golat i dhanë besim. Allegri e bindi dhe në dy ndeshjet e fundit e kam parë më të lirshëm e më të gëzuar. Ai ndihmon ekipin, është më i freskët fizikisht, sepse vrapon më pak në mbrojtje, por tani është më i përgjegjshëm dhe duhet të jetë më cinik në zonë”.

The post “Allegri dhe këto dy lojtarë i siguruan rend dhe ekuilibër Milanit” appeared first on Telesport.