Allegri: Bëmë shumë gabime në pjesën e parë, ja pse e zëvendësova Leaon

Milani regjistroi barazimin e dytë radhazi (1-1), por ndryshe nga ndeshja me Pisa, këtë herë fitoi një pikë të vlefshme. Skuadra e Massimiliano Allegrit u mbrojt me forcë pas golit fillestar të Samuele Ricci, trajneri u shpreh i kënaqur me qëndrimin e lojtarëve, megjithëse tani shqetësohet për gjendjen e Rafael Leaos dhe Santiago Gimenez para ndeshjes me Romën:

“E zëvendësova Rafa në fund të pjesës së parë sepse ndiente një shqetësim në ije. U stërvit, por nuk mund të sprintonte dhe nuk ndihej mirë. Gimenez ka marrë një goditje, ndërsa për Leaon nuk duket asgjë serioze. Me Romën kthehet edhe Estupinian, pastaj duhet të rezistojmë 10 ditë derisa të vijë pushimi”.

Ai shtoi: “Në pjesën e parë bëmë shumë gabime në daljen me top, por në të dytën krijuam më shumë. Golin e pësuam kot, por zgjatëm serinë pozitive dhe tani mendojmë për Romën”.

The post Allegri: Bëmë shumë gabime në pjesën e parë, ja pse e zëvendësova Leaon appeared first on Telesport.