Alisson mbron Salah: Ka dashurinë e të gjithë lojtarëve, klubit dhe tifozëve

Alisson, portieri i Liverpool-it, ka folur për “Sky Sport” në prag të ndeshjes së Champions League kundër Interit, duke u ndalur te situata që përfshin Mohamed Salah: “Një situatë e tillë nuk është kurrë e lehtë, por është pjesë e futbollit. Salah ka dashurinë e të gjithë lojtarëve, klubit dhe tifozëve.

Është një situatë e veçantë mes tij dhe klubit, ndërsa ne jemi të përqendruar tek Interi dhe ndeshja. Personalisht më vjen keq, Salah është një lojtar i jashtëzakonshëm dhe legjendë e Liverpool-it, me të kam një raport shumë të mirë. Megjithatë, kemi ardhur këtu për të provuar të fitojmë kundër një skuadre shumë të fortë”.

Për mundësinë e rikuperimit të raportit mes Salah dhe klubit, Alisson shtoi: “Mendoj se po, asgjë nuk është e pakthyeshme. Shpresoj që të ndodhë, për afeksionin që kam për Salah dhe gjithçka që ai dhe Liverpool-i kanë dhënë për njëri-tjetrin. Ai ka pasur mundësinë të fitojë gjithçka dhe është përgjigjur me shifra mbresëlënëse. Besoj se raporti do të rregullohet”.

The post Alisson mbron Salah: Ka dashurinë e të gjithë lojtarëve, klubit dhe tifozëve appeared first on Telesport.