Ishte ndoshta ngjarja më historike e boksit dhe vështirë se mund të ketë pasur një ndeshje me më shumë interes.
Në 30 tetorin e vitit 1974, kampioni i pamposhtur i peshave të rënda George Foreman u ndesh me sfidantin Muhamed Ali.
Një ndeshje me 8 raunde, ku Ali triumfoi në raundin e fundit duke rrëzuar me nokaut Foreman, kampionin e pamposhtur.
60 mijë persona ishin të pranishëm në stadiumin “20 Maji” në Kinshasa, Zaire sot Republika Demokratike e Kongos.
Nga shumë ekspertë të sportit ajo është cilësuar “Beteja e shekullit” dhe eventi më i madh sportiv i shekullit të kaluar.
Në videon më poshtë është përmbledhja e kësaj beteje epike.
https://www.youtube.com/watch?v=0sGunWWTRzM