Ish-eprori i UÇK-së, njëherit kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti duke iu referuara përpjekës së tij të vazhdueshme për lirinë dhe shtetësinë e Kosovës, ka uruar Albin Kurtin për zgjedhjen edhe për një mandat kryeministër i Kosovës.
Ai ka shprehur bindjen se e ardhmja e shtetit të Kosovës do të ndërtohet mbi partneritetin e përhershëm me SHBA dhe mbi rrugën e pakthyeshme ië integrimit në BE.
“E përgëzoj Kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, z. Albin Kurti për zgjedhjen në detyrën e Kryeministrit të Republikës së Kosovës. Si një nga ata që vitet më vendimtare të jetës i kam kaluar në përpjekje për liri, dinjitet dhe shtetësi, kryeministrit Kurtit i uroj mandat të suksesshëm. Kosova ka nevojë për qeverisje që forcon sovranitetin, konsolidon institucionet, nxit zhvillimin ekonomik dhe garanton barazinë para ligjit. Republika ka nevojë për vendime të menduara thellë dhe për hapa të sigurt që e çojnë përpara stabilitetin dhe mirëqenien e qytetarëve. Jam i bindur se e ardhmja e Kosovës ndërtohet mbi partneritetin e përhershëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe mbi rrugën e pakthyeshme të integrimit në Bashkimi Evropian, si bosht i orientimit të saj strategjik dhe qytetërues. Ju uroj vendimmarrje me vizion, qëndrueshmëri në veprim dhe lidership që bashkon energjitë e vendit në shërbim të së mirës së përgjithshme dhe të brezave që vijnë”, ka shkruar ai










