Ali Ahmeti: Thaçi dhe të tjerët do të shpallen të pafajshëm, akuzohen për vepra që nuk i kanë bërë

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka thënë se procesi në Hagë kundër Hashim Thaçit dhe të tjerëve duhet të përfundoj  me epilog të pafajësisë.

Ai tha se ata akuzohen për vepra të pabëra, shkruan Reporteri.net.

“Ky proces duhet të marrë epilog të pafajësisë sepse Hashim Thaçi, Kadri Veslei, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe ushtarë që ndodhen në Hagë akuzohen për vepra të pabëra”.

“Tërë procesin e kemi përcjellë mbase na dridhej lekura kur dëgjonim për akuza që na i kishte bërë Beogradi e Moska, si terrorist, kriminel e banditë. Ne kemi dashur lirinë, por jo duke ia mohuar lirinë popujve tjerë, ushtria jonë nuk ka qenë kundër asnjë populli, as popullit serb”, ka thënë Ahmeti.

Ai tha se Thaçi dhe të tjerët janë angazhuar për çlirimin e popullit të vet.

“Kërkojmë drejtësi për çlirimtarët”, tha Ahmeti. /Reporteri.net/.