Ali Ahmeti takon sot veteranët – A po vjen protesta në Shkup për çlirimtarët?

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti do të qëndrojë sot për vizitë në zyrat e organizatës së veteranëve të OVL UÇK.

Burimet të Klan Kosovës bëjnë me dije se nga ora 13:00, ai do të pritet në zyrat e kësaj organizate.

Në protestën e zhvilluar në Tiranë më 18 tetor në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen në Hagë, Ahmeti pati deklaruar se do të shqyrtohet mundësia e organizimit të një proteste të ngjashme edhe në Shkup të Maqedonisë së Veriut.