Ish-eprori i UÇK, njëherit kryetari i BDI-së në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti ka uruar festat e 28 nëntorit, duke thënë se kobi duhet dhe nderohet me vepra dhe me përkushtim çdo ditë, në çdo gjë që bëhet dhe çdo gjë që thuhet.
Ahmeti thekson nevojën për konsolidimin e shtetësisë së Kosovës në bashkëpunim të ngushtë me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian.
“Kombi duhet dhe nderohet me vepra dhe me përkushtim çdo ditë, në çdo gjë që bëjme dhe çdo gjë që themi”, shkruan ai ne Facebook.
Postimi i plotë:
Një komb, një gjuhë, një flamur, një qëndrim, të bashkuar në Europë.
Kombi duhet dhe nderohet me vepra dhe me përkushtim çdo ditë, në çdo gjë që bëjme dhe çdo gjë që themi.
Të gjithë bashkë e kemi obligim ta ndihmojmë Shqipërinë që të anëtarësohet në Bashkimin Europian më 2030.
Të gjithë bashkë e kemi obligim që shtetësinë e Kosovës ta rrumbullakësojmë në partneritet me
dhe
.
Të gjithë bashkë e kemi detyrim barazinë në Maqedoninë e veriut dhe integrimin europian.
Të gjithë bashkë i kemi amanet shqiptarët në Luginë, Mal të zi dhe mërgatë.
Shqiptarë të mi të dashur, Shqipërisë i qofshim falë, gëzuar Ditën e Flamurit dhe të shpalljes së pavarësisë, e përjetshme Shqipëria.
Rroftë kombi ynë, rroftë Shqipëria, lavdi dëshmorëve të kombit!










