Ali Ahmeti paralajmëron revoltë mbareshqiptare nëse Haga dënon krerët e UÇK-së

Ali Ahmeti, lideri shqiptar i Maqedonisë së Veriut, ka paralajmëruar Gjykatën Speciale në rast dënimi të krerëve të UCK-së. Në një intervistë në Frontal, Ahmeti ka thënë se askush nuk mund ta kontrollojë revoltën shqiptare nëse Specialja në Hagë dënon Thaçin dhe të tjerët.

“Është mëse e vërtetë që askush nuk mund të jap garanca që njerëzit e pakënaqur, njerëz që kanë qenë në vijat e frontit bashkë me ta, që kanë ndarë të keqën dhe të mirën bashkë. Këtë garancë askush nuk mund ta jap. Nuk mund ta jap as unë – se mund të ketë grupe të tilla që mund të grumbullohen për ta shprehur revoltën e tyre sepse nuk është revoltë që dikush mund ta kontrollojë”, ka thënë lideri i BDI-së.

Ai ka thënë se vet akuza që i bëhet UCK-së, është fyrje për kombin shqiptarë.

“Sepse ta akuzosh UCK-në se është ndërmarrje e përbashkët kriminale është një fyerje jo për ushtrinë por për kombin në tërësi jo vetëm për Kosovën por për tërë kombin shqiptar”, ka thënë Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se prokuroria atje ka devijuar lëndën, në një lëndë ‘’të sajuara nga njerëz qëllim kqinjë.

‘’Gjyqi ndërroi akuzë, për raste të paqena të trilluara nga dëshmitarë intersxhi dhe shpifës, dhe kjo na irritoi pa masë, sepse prokurorët devijuan lëndën, nga shtëpia e verdhë në landë të sajuara nga njerëz qëllim të këqinj por edhe të motivuar nga shërbimet sekrete të Serbisë’’, ka shtuar ai.

Tutje, i pari i BDI-së ka thënë se nuk është porosi e mirë mungesa e politikanëve të Kosovës në protestën e nesërme.

‘’Kjo s’është porosi e mirë për shqiptarët, nuk është vendim i mirë për vetë ata që s’marrin pjesë në këtë protestë. Nuk do të kisha dashtë që kjo të ndodhë në institucionet e Kosovës. Sepse ata janë njerëz që janë andej janë meritor për atë republikë, për atë pavarësi të Kosovës. UÇK nuk ka qenë ndërmarrje kriminale, por organizatë çlirimtare’’, ka thënë ai mes tjerash.

Ali Ahmeti paralajmëron protestë edhe në Shkup për ish-krerët e UÇK-së: Është çështje kohësh