Ali Ahmeti: I trishtuar nga aksidenti tragjik në autostradën Tetovë – Shkup
Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti ka reaguar pas aksidentit të sotëm që ndodhi në rrugën Tetovë-Shkup.
Ai përmes një postimi në Facebook, ndjeu dhimbjen me familjarët dhe kërkoi mobilizimin maksimal të të gjitha forcave:
“Ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të viktimave. Ndajmë dhimbjen me familjarët, do të jemi pranë tyre si dhe të lënduarve duke vijuar me mobilizimin maksimal të zjarrfikësve, policëve dhe mjekëve për t’iu dal në ndihmë të gjithëve”.