Alexander Isak drejt largimit, Newcastle e zëvendëson me një sulmues të “frikshëm”

Pavarësisht rezistencës së Newcastle, largimi i Alexander Isak nga “Qymyrxhinjtë” është i sigurt. Suedezi do të transferohet te Liverpool për një shifër të frikshme, që pritet të jetë mes 120-150 milionë euro.

Newcastle ka filluar që tani lëvizjet për të gjetur një zëvendësues të denjë për Isak dhe emri i parë në listë është Samu Aggehowa.

21-vjeçari u transferua verën e kaluar nga Atletico Madrid te Porto për 35 milionë euro dhe la gjurmë që në sezonin e tij të parë te portugezët, duke shënuar 20 gola në 34 ndeshje në të gjitha garat, përfshirë 13 në Ligën Portugeze, 6 në Europa League dhe 1 në Kupë.

Këto statistika mbresëlënëse nuk kanë kaluar pa u vënë re nga gjigantët e Premier League, me Newcastle në krye, pa harruar Chelsea-n dhe Aston Villa, që kanë shprehur interes po ashtu për sulmuesin.

“Qymyrxhinjtë” ende nuk kanë paraqitur ofertë zyrtare, gjë që pritet ta bëjnë shumë shpejt, por nuk do jenë aspak të lehta negociatat me Porton. Klubi portugez e vlerëson sulmuesin 80 milionë euro dhe duke ditur që kontrata e tij skadon në vitin 2029, nuk ka ndërmend të nxitohet.

The post Alexander Isak drejt largimit, Newcastle e zëvendëson me një sulmues të “frikshëm” appeared first on Telesport.