Pa mllef… Trent Alexander-Arnold shijoi çdo fishkëllimë nga tifozët e Manchester City dhe çdo moment të fitores 2-1 në kthimin e 1/8-ave të Champions League, duke siguruar kalimin në çerekfinale me Real Madridin. Arsyeja? E thjeshtë… Si ish-lojtar i Liverpool-it deri sezonin e kaluar, mbrojtësi i djathtë pati “hakmarrje” personale, me dopietën e Vinicius dhe përjashtimin e Bernardo Silva që në minutën e 20-të.
Alexander-Arnold kishte një “llogari të hapur” me City, pasi në kohën e Liverpool-it përfundoi dy herë i dyti në Premier League, pas skuadrës së Guardiolës. Një fitore e tillë në Europë, në sezonin e tij të parë me Real Madridin, e shijoi në maksimum: “Ishte bukur të fitonim ndaj Manchester City. Ky rival më ka marrë shumë Premier League kur isha te Liverpool-i. E dimë që City është gjithmonë i vështirë, ndaj jemi krenarë për paraqitjen”.
Ai shtoi: “Kjo është faza më e rëndësishme e sezonit. Ndeshjet e mëdha vijnë njëra pas tjetrës dhe secila duket si finale. Te Real Madridi pritet të arrish deri në fund dhe të fitosh Champions League. Është në ADN-në e klubit. Presioni na ndihmon të nxjerrim më të mirën nga vetja”.
The post Alexander-Arnold shijon “hakmarrjen” ndaj City: Më ka hequr shumë Premier League te Liverpool-i appeared first on Telesport.










